Pak dite me pare, kandidati per kryetar i Bashkise Shkoder, z. Benet Beci, ne kuadrin e paraqitjes se projekteve per ate se çfare do te beje per kete qytet, nese merr votat e shkodraneve, eshte ndalur edhe tek sporti. Ai ka paraqitur projektin e nje parku sportiv qe do te ndertohet ne hyrje te qytetit. Ja çfare shkruhet ne faqen e tij zyrtare per kete projekt:

“Parku ligatinor është një zonë e veçantë e vendosur në veri të projektit të Hyrjes. Kjo zonë strategjike mbron ligatinën e liqenit të Shkodrës, duke u përmbytur gjatë sezonit të reshjeve. Në të njëjtën kohë, parku ligatinor ka funksione rekreative për qytetarët.

Parku do të ketë shumë funksione. Ai ndodhet në hapësirën mes dy degëzimeve të bypassit të Shkodrës. Bypassi 1, ai që është në përdorim sot dhe bypassi 2 që është i papërfunduar. Bypassi 2 nga një rrugë e projektuar makinash kthehet në një shëtitore të gjelbër. Rruga kthehet në një pistë sportive dhe trotuaret (tani të panevojshme), kthehen në gjelbërim me pemë të reja.

Niveli i shëtitores së re vjen duke u ulur deri pranë ndërthurjes me pedonalen e molos duke i rikthyer qytetit pamjen e liqenit nga shëtitorja, bllokuar nga niveli aktual i rrugës së papërfunduar.

Ka disa hapësira sportive, si një fushë e madhe futbolli, tri fusha minifutbollli, tri fusha basketbolli me dhe një fushë volejbolli. Disa nga fushat kanë shkallë që mund të shërbejnë për spektatorët. Fushat në zonat e përmbytjes janë menduar me materiale që i rezistojnë përmbytjes.

Zona e dytë sportive pranë parkimit ka një fushë futsalle, dy fusha tenisi dhe dy fusha basketbolli e volejbolli. Të gjitha fushat janë sipas standardeve teknike dhe do të kenë të gjitha pajisjet e nevojshme. Një ndërtesë (pavijoni i sportit) do të shërbejë si vend për t’u ndërruar, për dushe, tualete dhe magazinë për pajisjet sportive. Në total kemi 12 fusha të reja sportive për qytetin, për fëmijë, të rinj e të rritur. Të gjitha fushat e sportit do të jenë publike e do të menaxhohen nga bashkia.

Pranë fushave sportive është i vendosur një parkim që do t’u shërbejë të gjithë përdoruesve të zonës. Ka kapacitet për më shumë se 100 makina, 13 autobuzë, rreth 100 biçikleta dhe parkim special për personat me aftësi të kufizuar, si dhe karikim për mjetet elektrike. Parkimi do të jetë publik dhe do të menaxhohet nga bashkia”.

A mund te behet vertete kjo gje? Kjo mbetet per t’u pare gjithmone nese z. Beci e fiton Bashkine Shkoder. Perpos kesaj e rendesishme eshte qe projekti te mos mbese serish ne kuadrin e “3D” por te konkretizohet, sepse ky qytet me shume se kurre ka nevoje per ambjente sportive.

Drejtuesit aktuale te Bashkise shpeshhere jane shprehur se aktualisht nuk ka hapesira publike te lira per ndertimin e ambjenteve sportive (keto qe thote z. Beci ende nuk dihet nese jane te tilla apo jo), sepse te pakten Federata Shqiptare e Futbollit ka qene prej vitesh e gatshme per te ndertuar 2-3 fusha futbolli.

Z. Beci duket se ka marre edhe mbeshtetjen e Qeverise shqiptare per financimin e ndertimit te keti parku dhe ne rast realizimi padyshim qe do te ishte diçka shume pozitive, por qe githsesi nuk do t’i zgjidhte problemet e shumta qe kane ekipet sportive te Shkodres me infrastrukturen./SHKODRA-SPORT.COM/