Ky fund sezoni i ka buzeqeshur disi nje prej skuadrave, qe ka bere historine e futbollit shqiptar, Terbunit. Skuadra pukjane arriti qe ta mbylle Kategorine e Pare ne vendin e peste ne renditje, teksa tashme do te perballet per ndeshjen e play-off ndaj Apolonise ne transferte, te shtunen.
Protagonist ne kete ecuri te ekipit te Terbunit, ka qene padyshim edhe futbollisti me eksperience, Migel Metani.
33-vjecari, i cili ka shetitur ne disa skuadra, ku mund te permendim ato te Tiranes, Kastriotit dhe Teutes, po mban shiritin e kapitenit prej disa sezonesh dhe me eksperiencen e tij, se bashku me trajnerin shkodran Elvin Beqiri, arriten te bindin grupin se objektivat jane vendosur per t’u plotesuar dhe jo per t’i shenuar thjesht ne copa letrash.
Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, Metani tregoi emocionet e ketij sezoni me Terbunin, si edhe objektivat e tij dhe te ekipit pukjan per te ardhmen. Nuk kishte si te mungonte edhe nje koment per trajnerin Beqiri, pasi ai, sipas kapitenit Metani, ka krijuar ne ekipin pukjan nje harmoni te papare.
“Ne fundjave, me Apolonine e dime qe na pret nje ndeshje e forte, por te gjithe jemi me besim te plote, qe do ia dalim me fitore, pasi ia kemi marre doren Apolonise, ku i kemi mundur dy here.
Atmosfera te Terbuni ka qene shume e mire. Kemi pasur harmoni te plote, ku gjate gjithe vitit na ka shoqeruar kjo atmosfere. Me profesor Beqirin, marredheniet jane shume te mira, pasi ai eshte nje trajner profesionist dhe i afte te krijoje harmoni ne ekip.
E vertete, m’u bene shume vite si kapiten me Terbunin dhe eshte nje ndjenje shume e bukur, pasi edhe perfaqesoj nje ekip me tradite ne futbollin shqiptar. Kam privilegjin te jem kapiten i ekipit te Terbunit, ku ka edhe tifozet me te mire ne Shqiperi. I falenderoj te gjithe, pasi vijne na ndjekin ne cdo ndeshje. Edhe deri ne Sarande kane ardhur. Eshte nje ndenje shume e mire.
Ne rast fitoreje ndaj Apolonise, do shperblehemi me premio, ku gjej rastin te falenderoj kryetarin e Bashkise Puke, Gjon Gjonaj, i cili e beri te mundur te na i mundesoje premiot nga vetja e vet, ku ai na ka mbeshtetur dhe na ka rrespektuar gjate gjithe ketyre viteve, i cili ka qene shume korrekt ne pagesat mujore dhe besoj se nuk ka ekip tjeter kaq korrekt, ku une kam kater vite qe luaj te Terbuni.
Tek Terbuni kam gjetur nje ambient sportiv mjaft te mire dhe e kam te veshtire te largohem, pasi kam kater vite qe luaj ketu, qe perfaqesoj qytetin e bukur te Pukes dhe besoj se nuk do leviz. Ndjehem shume mire ketu. Objektivat do jene gjithmone per te arritur Superioren dhe pse jo qe kete vit”,-mbylli prononcimin e tij, kapiteni i Terbunit, Migel Metani.
Maringlen ZHIVANI