Ish ylli i Barcelonës dhe Real Madrit: “Dikush do të cilësonte Maradonën, Cristianon ose Ronaldon, por për mua, Messi është më i miri”.

Ish lojtari i Barcelonës dhe Real Madrid, Robert Prosinecki, tregoi se kush mendon se është lojtari më i mirë në histori.

“Për mua, Messi është më i miri. Ai ka bërë një ndryshim te Barcelona për kaq shumë vite, fitoi gjithçka të mundshme, shënoi aq shumë gola dhe bëri aq shumë asistime dhe duhet cilësuar se si ai luan futboll.”

“Dikush do të cilësonte Maradonën ose Ronaldon si më i mirin. Ata janë lojtarë shumë të mirë, por për mua Leo është më i miri.

Dikush do të kujtojë Cristiano Ronaldon ose brazilianin Ronaldo, i cili gjithashtu fitoi pothuajse gjithçka që ishte e mundur. Por nëse do më duhej të zgjidhja një, ai do ishte padyshim Messi ”, tha Prosinecki./newsport/