Ne ndeshjen e kupes ndaj Flamurtarit erdhi nga stoli por ishte nje nga protagonistet kryesore te kualifikimit te Vllaznise teksa dha asistin per Aralicen te goli i dyte dhe shenoi vete te tretin. Ky eshte Arsid Kruja.

Ai ka pranuar çdo vendim te trajnerit gjithnje dhe ka pritur momentin e tij per t’i sherbyer Vllaznise. Nje sjellje vertete prej profesionisti dhe ja erdhi momenti qe ai i tregoi vlerat e tij duke e ndihmuar skuadren ne nje sfide mjaft delikate si ajo ndaj vlonjateve.

“E prisnim te ishte nje kualifikim i mundimshem ai ndaj Flamurtarit. Kupa eshte nje nder objektivat kryesore te klubit dhe duhet te vleresojme çdo ndeshje dhe te kalojme ne turin tjeter. Nuk ka ndeshje dhe kualifikime te lehta, per me teper me ekipe me emer si Flamurtari.

Per mua personalisht ishte nje kenaqesi e veçante qe kontribuova ne kete kualifikim me nje gol dhe nje asist. Sa i takon aktivizimit tim, une gjithmone kam qene i gatshem per te luajtur, por mbi te gjitha rendesi ka te fitojme dhe te gezojme te gjithe.

Dihet qe deshira eshte te jem ne fushen e lojes ne çdo ndeshje e ta ndihmoj ekipin me aq sa kam mundesi, por kjo nuk eshte ne doren time. Une jam i gatshem ne çdo moment kur te ma kerkoje trajneri per te qene ne fushe”- eshte shprehur mesfushori i kuqebluve.

Nderkohe ne fundjave Vllaznia do te udhetoje drejt Laçit ne nje sfide shume delikate ndaj skuadres vendase dhe ne lidhje me kete takim, Arsid Kruja eshte shprehur ne kete menyre:

“Di te them se do te shkojme te japim maksimumin dhe te marrim nje rezultat pozitiv. Ky eshte objektivi jone ne çdo ndeshje dhe ky objektiv do te jete edhe ne Laç. Ne jemi pretendente sepse me perberjen qe kemi ne organike duhet te jemi te tille dhe kete duhet ta tregojme ne fushen e lojes ndaj çdo kundershtari”./SHKODRA-SPORT.COM/