Eraldo Deda nuk është futbollist i Orikut. Pas një sezoni si pjesë e këtij ekipi, mesfushori shkodran është larguar nga klubi gjatë ditës së djeshme.

21-vjeçari ka tërhequr letrat dhe tashmë është futbollist i lirë në treg. Gjasat janë që karriera e tij të vijojë në një tjetër skuadër të Kategorisë së Parë, por kjo do të mësohet në vijim.

Në kampionatin e fundit, shkodrani u aktivizua në 22-ndeshje dhe shënoi edhe dy gola. Tashmë, mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën e tij mesfushori shkodran, teksa për të ndoshta mund të jetë sezoni i dytë që do të aktivizohet jashtë Shkodrës.

Kujtojmë këtu se, mesfushori i talentuar shkodran është prodhim i Akademisë Vllaznia. Ky sezon si pjesë e Orikut në Kategorinë e Parë ishte aventura e parë për Eraldo Dedën në Kategorinë e Parë, pasi më parë ka luajtur vetëm për Vllazninë dhe ekipin kuqeblu të 21-vjeçarëve.
Maringlen ZHIVANI