Vetem 20 vjeç, por eshte shnderruar ne nje fenomen kuqezi. Ne fillim ndoshta nuk flitej aq sa duhet per te, edhe ngaqe nuk e njihnim, por me kalimin e diteve gjerat kane ndryshuar dhe tashme nuk ka ambjent sportiv dhe nuk ka media qe te mos flase per te.

E kemi fjalen per mbrojtesin e majte te kombetares shqiptare Mario Mitaj. Ka vetem pak ndeshje qe po luan me te, por nga menyra si shfaqet ne fushe duket sikur te kete nja 20 vite qe e mban veshur fanellen kuqezi.

Gazetari i njohur sportiv Bashkim Tufa gjate emisionit “Ora Sport” madje ka shkuar edhe me tej duke e vleresuar djaloshin me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe si me te mirin e kombetares shqiptare. Madje edhe se trajneri Silvinjo.

“Une do ta vleresoja si me te mirin e kombetares shqiptare. Eshte shume i pergatitur per moshen qe ka, per nivelin qe ka, eshte i jashtezakonshem. Ky eshte nga ata te spikaturit e ekipit tone kombetar. Une do ta cilesoja si me te mire edhe si Silvinjo ne pozicionin e mbrojtesit te majte.

Shume me i mire madje, por ne kemi nje problem sepse keta emrat e medhenj dhe te huaj, na trembin dhe mendojme se kushedi çfare jane. Por Mitaj eshte nje perle, nje super-talent i ekipit tone kombetar dhe nese vazhdon me keto ritme, nuk e di se ku mund te shkoje ky lojtar”./SHKODRA-SPORT.COM/