Lajme të këqija për Barcelona-n dhe për të gjithë klubet e tjerë të mëdhenj të Europës që janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e dy talenteve të Ajax-it të ri, mbrojtësin Matthijs de Ligt dhe mesfushorin Frenkie de Jong.

Sipas “Marca”, Paris Saint-Germain ka vendosur të futet në garë për të siguruar dy lojtarët dhe ka përgatitur një ofertë që është cilësuar si “jashtë tregut” nga e përditshmja spanjolle, që nuk ka përmendur shifra.

Ajax kërkon rreth 80 milionë euro për secilin nga lojtarët, të cilët dukej se do të përfundonin te Barcelona. Kjo ndërhyrje e francezëve, që duket e lidhur ngushtë me kalimin pothuajse të sigurt të Adrien Rabiot te katalanasit, mund të ndryshojë gjithçka.

Per kete arsye, deri na afatin perfundimtar te mbylljes se merkatos, mund te presim edhe shume lajme te tjera per te mesuar ne lidhje me te ardhmen e ketyre dy futbollisteve.