HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPublikohen formacionet. Teuta ul në stol Hebajn dhe në fushë është Plaku

Publikohen formacionet. Teuta ul në stol Hebajn dhe në fushë është Plaku

Teuta dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme në orën 16:45 në “Niko Dovana” të Durrësit, në një sfidë tepër delikate, për sa i përket fateve të sezonit.

Kjo përballje konsiderohet si një finale mbijetesë për bardhekuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, që në rast të një disfate tjetër, do i komprometonin ndjeshëm pozitiat për sa i përket qëndrimit në Superiore.

Ndërkohë në krahun tjetër, durrsakët shpresojnë akoma te sigurimi i një bilete për në Kupat e Europës, ndonëse situata nuk është shumë premtuese, si nga Kupa dhe kampionati. Të dy trajnerët si Arapi dhe Gega kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojn surprizat:

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Jazxhi, Todorovski, Kotobelli, Aleksi, Akuah, Beqja, L.Vila, Hyka, Daci, Plaku. Trajner: Renato Arapi

SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Sadriu, Shehi, Dumfur, Vrapi, Zhan Viktor, Moraesh, Mara, Berisha, Pusi. Trajner: Skënder Gega.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments