Duke filluar nga ora 21:00, Vllaznia do të presë në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ boshnjakët e Shiroki Brieg për sfidën e kthimit të Ligës së Konferencës.
Për shkodranët do të jetë sfidë shumë e rëndësishme pasi do të luajnë medoemos përmbysjen para 5 mijë tifozëve në shtëpinë e saj. Në sfidën e parë, Vllazania u masakrua nga gjyqtari rus i cili dha 12 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, përfshirë këtu dhe atë të Tomas Brdariç i cili nuk do të jetë në pankinë në sfidën e sotme.
Për këtë çështje, drejtues të klubit deklaruan se do të merren organet e drejtësisë duke e çuar arbitrin në gjykatën e UEFA-s. Zv.trajneri Plori në konferencën për shtyp u shpreh se do t’ia dilnin edhe pse me vështirësi duke karikuar skuadrën shkodrane. Mungesë e madhe për Vllazninë do të jetë ajo e Ardit Krymit i cili u ndëshkua me karton të kuq në Bosnjë. Sa i përket formacioneve, shkodranët kanë befasuar me zgjedhjet duke lënë në stol emra si Liridon Latifi dhe Haris Dilaver.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Kaleziç, Kruja, Da Silva, Jonuzi, Gjurgjeviç, Hoxhaj, Tranjer: E. Plori
Shiroki: Miskiç, Çuljak, Juriç, Obsivaç, Mediç, Begiç, Vukoja, Staniç, Juril, Vujinoviç, Ikiç, Trajner: T.Karaçiç