Talenti shqiptar, Henry Agolli, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike, pasi ka nënshkruar me skuadrën e Leganes në Spanjë.

18 vjeçari i rritur në Amerikë te New York FC ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pasi ka firmosur kontratën, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin spanjoll, që militon në ligën e dytë spanjolle

Djaloshi me origjinë nga Peshkopia i lindur në Amerikë, në nivel përfaqësues ka luajtur me Shqipërinë U-19.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram , Agolli u shpreh se ndjehet i emocionuar për arritjen e kësaj marrëveshje, teksa falënderon familjen që e ka mbështetur gjithmonë.

” Një moment emocionues për mua dhe një ëndërr e realizuar. Kam nisur një kapitull të ri në jetën time. Dua t’i them faleminderit familjes time që ka qenë gjithmonë pranë meje. Koha për t’i bërë të gjithë krenar”, tha Agolli.