Ditën e sotme, trajneri i Francës, Didier Deshamp ka zyrtarizuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Euro 2020, atë ndaj Shqipërisë më datë 7 shtator dhe Andorrës tre ditë më vonë.

Ajo që bie në sy, siç edhe ishte paralajmëruar është mungesa e sulmuesit Kilian Mbape. Ylli i francezëve u dëmtua këtë fundjavë gjatë ndeshjes së kampionatit me PSG dhe tashmë duhet të qëndrojë jashtë fushave për tre deri në katër javë. Ndërkohë, një tjetër mungesë e rëndësishme në radhët e kampionëve të botës është edhe ajo e mesfushorit Ngolo Kante, i cili gjithashtu vuan nga një dëmtim.

Megjithatë, në grupin e futbollistëve të ‘gjelave’ frikëson prania e emrave si Varan, Pogba apo Grizman. Kështu, kualiteti mbetet i lartë dhe Shqipëria do të ketë nevojë për fat, për të dalë më një rezultat pozitiv nga kjo përballje. /VipSport/