Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPushimet drejt fundit, ja kur do të rikthehet Vllaznia në stërvitje

Pushimet drejt fundit, ja kur do të rikthehet Vllaznia në stërvitje

Vetëm pas pak ditësh, pushimet për futbollistët e Vllaznisë do të marrin fund dhe ata do t’i rikthehen sërish stërvitjes. Kjo është planifikuar të ndodhë më 10-qershor dhe 10-ditë më vonë, ekipi kuqeblu pritet të lërë qytetin e tij, për t’u spostuar në një kamping sportiv, ku do të zhvillojë edhe periudhën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet e Kupave të Europës.

Drejtuesit e klubit janë duke parë disa alternativa si në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi apo edhe Bosnje, por ende nuk është vendosur se ku do ta zhvillojnë.

Tashmë, siç dihet Vllaznia, do të luajë ndeshjet e turit të parë të “Conference League” në mesin e muajit korrik dhe një gjë e tillë do të thotë se skuadra kuqeblu do të duhet t’i rikthehet paska më herët fushës së stërvitjes.

Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit e klubit kanë lajmëruar futbollistët se më datë 10-qershor do të rikthehen në fushë. Tashmë planet po bëhen dita-ditës, por më përpara duhet plotësuar edhe skuadra akoma më tepër me futbollistët e duhur, me drejtuesit që po vijojnë të punojnë akoma për të bërë lëvizjet e duhura në merkato, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments