Barcelona-Real Madrid, 21 prill 2012. Një ndeshje që vulosi fatet e titullit kampion në Spanjë dhe do të kujtohet në histori për golin final të sfidës të shënuar nga Kristiano Ronaldo.

Në minutën e 72-t të takimit kur shifrat ishin ende në baraspeshë, portugezi nxjerr nga repertori i tij një gol fantastik që i jep fitoren Realit, i cili disa javë më vonë do të festonte titullin kampion duke lënë pas në renditje rivalët e përjetshëm.

“Qetësohuni, qetësohuni jam unë këtu.”, ishin fjalët që Ronaldo i tha tifozëve të pranishëm në momentin e golit, duke e shoqëruar me gjestet me dorë.

Një festim ikonik që do mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit dhe fansave kudo në botë.