HomeKRYESOREQeveria italiane drejt vendimit ekstrem, hyrja në stadiume do të lejohet vetëm...

Qeveria italiane drejt vendimit ekstrem, hyrja në stadiume do të lejohet vetëm me…

Qeveria italiane është duke përgatitur një shtrëngim të masave me “Green Pass” nëse rastet me COVID-19 do të jenë në rritje.

Ky vendim do të merret përfundimisht ditën e premte, ku monitoruesit do të vlerësojnë rastet me COVID-19. Nismat e para do të kishin të bënin me një shtrëngim të kushteve për marrjen e certifikatës së gjelbër dhe sektorin e kohës së lirë që mund të rezervohej vetëm për personat e vaksinuar.

“Green Pass” do të lëshohej, për kinematë, teatrot, stadiumet, baret dhe restorantet, vetëm për ata që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit me të dyja dozat dhe për ata të shëruar për jo më shumë se gjashtë muaj, duke përjashtuar kështu tamponin, e shpejtë dhe molekular.

Kjo është arsyeja pse qeveria po mendon për një model shtrëngimi të asaj që po ndodh në Austri kohët e fundit.

Gjithsesi në Itali vlen të theksohet se aktualisht stadiumet e futbollit janë të lejuara me një kapacitet 75%.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments