HomeKRYESOREQeveria tërheq projektligjin për sportin, Fidel Ylli hodhi hije dyshimi

Qeveria tërheq projektligjin për sportin, Fidel Ylli hodhi hije dyshimi

Qeveria shqiptare ka tërhequr nga Kuvendi edhe Projektiligjin për ndryshimet më të fundit në Ligjin për sportin, duke e konsideruar të paplotë draftin e paraqitur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Burime pranë Komisionit të Kuvendit kanë bërë me dije që ky projektligj është tërhequr dhe nuk do të futet në kalendarin e punimeve, sikundër ishte parashikuar kohë më parë të shkonte.

Kryeministri ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune, tashmë të riformatuar ndryshe, që do të sjellë në Qeveri një tjetër projekt-ligj, duke kthyer atë aktualin që përfshinte ndër të tjera edhe pjesën e zhdoganimit të barnave dhe materialeve laboratorike të sportit nën koperturën e një neni përkatës.

Për këtë projekt-ligj, ditë më parë, deputeti Fidel Ylli, në një bisedë në Studio sprint ka hedhur hije të forta dyshimi, duke e konsideruar një aferë të madhe, pas së cilës fshihen interesa misterioze. Ndërkaq, i është lënë porosi edhe ministrave përkatës të bëjnë kujdes në draftin që do të sjellin, për t’u dakordësuar më parë me grupet e interesit.

Më parë ishin anashkaluar plotësisht dhe në projektligjin ekzistues mungonte transparenca, ccka do të shkaktonte një polemikë të madhe, nëse do të merrte aprovimin e kartonëve të shumicës. Po kështu, lista e barnave dhe e materialeve mjekësore e cila ishte future “off-side” në mbledhjen e qeverisë, pritet të jetë objekt analize për autorësinë përkatëse. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments