Vllaznia duket e etur per te bere mire ne kete kampionat dhe deri tani gjerat i kane shkuar mbare, por gara sa vjen e veshtiresohet dhe kuptohet qe mbajtja e vendit te pare do shume pune e sakrifice.

Drejtuesit e klubit e kane te qarte kete gje, edhe sepse disa nga rivalet kane ne perberje te tyre lojtare shume cilesore.

Megjithate ato do te tentojne t’i kunderpergjigjen ne te njejten menyre dhe lajmi i fundit qe ka dale sot, ka qene per nje interesim te drejtuesve te tyre per sulmuesin shkodran te kombetares, Bekim Balaj.

Ka qene radiokronisti i njohur Edmond Dibra, ai qe permes nje statusi e ka paralajmeruar nje gje te tille per merkaton e janarit, por ende nuk ka informacion nese eshte thjesht deshire e tij apo ka sinjal nga drejtuesit.

Nese kjo do te behej e mundur, atehere vertete qe do te ishte nje perforcim i rendesishem dhe Vllaznia do te blindonte edhe sulmin ne rrugen e saj te pretendimeve. Megjithate Balaj eshte aktualisht nen kontrate me ekipin austriak Shturm Graz, por ne futboll asnjehere nuk i dihet./SHKODRA-SPORT.COM/