Para disa ditësh, ekipet e Atletik Club Shkodra, U-9, U-11 dhe ekipi i femrave, u kthyen me tre kupa të fituara nga turneu ndërkombëtar “Citta Della Pace”, zhvilluar në Roveretto të Italisë.

Ata kanë marrë pjesë me tre ekipe në këtë turne ndërkombëtar dhe me të tre kanë zënë vende të para, duke treguar një nivel të lartë përfaqësimi në këtë turne, ku kanë marrë pjesë shumë ekipe nga vende të ndryshme të Europës.

Me shumë interes u prit konkurrimi i ekipit të futbollit për femra me trajnerë Ditmir Rakaj dhe Selman Legata, për të cilin ishte pjesëmarrja e parë në këtë turne. Duke folur rreth këtij turneu ndërkombëtar, trajneri Rakaj u shpreh se morën më të mirën e mundshme, ndërsa theksoi se një rol të rëndësishëm po luan edhe presidenti Elton Bungaja, teksa ai po i mbështet me çdo gjë të mundshme ekipet e Atletik Club Shkodra.

“Morëm më të mirën e mundshme, sepse me tre grupmoshat që morëm pjesë, arritëm të marrim tre vendet e para. Normalisht, te Atletik Club Shkodra është një staf që punojmë prej vitesh bashkë dhe normalisht domethënë që e njohim shumë mirë njëri-tjetrin dhe janë shumë bashkëpunues në çdo aspekt.

Patjetër, padashur të harrojmë të përmendim edhe presidentin Bungaja, që na ndjek nga Amerika dhe na mbështet me çdo gjë që kemi nevojë”,-tha gjatë prononcimit të tij, trajneri i Atletik Club Shkodra, Ditmir Rakaj.
Maringlen ZHIVANI