Beselidhja e Artan Banos ka marre nje barazim me shume vlere ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj ekipit te Terbunit, e luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes, e cila eshte mbyllur ne shifrat 0-0.

Duhet thene se takimi eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga pukjanet qe kane ushtruar me shume presion, e po ashtu kane patur edhe disa raste shenimi, por nuk ia kane dale te shenojne.

Nga ana tjeter lezhjanet i kane kushtuar me shume vemendje lojes ne mbrojtje sepse per ta e rendesishme ishte marrja e pikeve dhe per kete arsye, kane tentuar herepashere me ndonje kundersulm per te goditur porten e Terbunit, por nuk ia kane dale.

Ne kete menyre gjithçka sa i takon kesaj ndeshje eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0 dhe trajneri Ramdan Ndreu debuton ne pankinen e Terbunit me nje barazim duke mos arritur dot te siguroje tre piket.

Pas javes se 17-te te kampionatit, skuadra e tij ka arritur te grumbulloje 21 pike duke qene e pozicionuar ne vendin e nente te renditjes, nderkohe qe me piken e marre dje ne Puke, Beselidhja eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve por ka zbritur serish ne vendin e fundit sepse rivalja e saj kryesore, Turbina ka fituar 1-0 ndaj Korabit duke u ngjitur ne kuoten e 17 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/