Vazhdojne paraqitjet e mira te ekipit “Djelmnia shkodrane” U17 ne kampionatin e kategorise se pare ku merr pjese. Diten e djeshme ai ka arritur te fitoje me rezultatin e thelle 7-0 ndaj Kukesit, ne takimin e luajtur ne kompleksin sportiv “Zmijani”.

Gjithçka eshte bere e lehte per shkodranet qe kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 3-te me ane te futbollistit Ermal Doçaj. Kaq ka mjaftuar qe me pas te hapet seria e golave dhe ne pjesen e pare do te shenoheshin edhe pese gola te tjere.

Dy prej tyre do te shenoheshin serish nga Doçaj, nderkohe qe nuk do te mungonin te dergonin topin ne rrjeten e portes kukesiane edhe futbollistet e tjere Gerison Zhuri, Nihat Kakini dhe Mateos Uldedaj.

Ne pjesen e dyte nderkohe gjithçka kishte perfunduar dhe ne kete 45 minutesh do te kishte edhe nje gol tjeter shenuar nga futbollisti Anxhelo Velaj i futur ne loje ne kete pjese dhe qe kompletoi fitoren e thelle te skuadres se tij ne shifrat 7-0 ndaj Kukesit.

Me kete fitore, “Djelmnia shkodrane” U17 eshte ngjitur ne kuoten e 28 pikeve, po aq sa edhe Flamurtari, por djemte e drejtuar nga Shytani kane golaverazh me te mire dhe jane ata te pozicionuar ne vendin e trete. Ne vendin e dyte nderkohe eshte i pozicionuar KF Shkodra me dy pike me shume./SHKODRA-SPORT.COM/

DJELMNIA SHKDDRANE U17- KUKESI U17 7-0

Shenues: Doçaj 3, Zhuri, Kakini, Uldedaj, Velaj

DJELMNIA SHKODRANE U17: Tahiri, Kakini, Lesha, Delaj, Plangaj, Zhuri, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj, Ndrevashaj. Trajner Arber Shytani. U aktivizuan edhe Preçetaj, Velaj, Dibra, Marshija dhe Shkambi.