Në orën 13:00 AF Elbasani do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Pogradecit, në duelin që vendos shumë për kreun e klasifikimit.

Sipas mediaveish-futbollisti elbasanas, pjesë e ekipit kampion në sezonin 2005-2006, tanimë biznesmen i njohur në qytet, Nertil Baku, ka akorduar një premio prej 5 mijë eurosh në rast fitoreje. Baku, në seancën e fundit stërvitore ka takuar skuadrën dhe u ka bërë të ditur premion e majme.

Sakaq, gazeta mëson se të tjerë biznesmenë vendas kanë ofruar premio për skuadrën, pa llogaritur edhe atë që do të akorodjë vete klubi.

Nderkohe edhe ne krahun tjeter, per skuadren pogradecare qe drejtohet nga trajneri shkodrane Samuel Nikaj, ka serish shperblime te vendosura nga Bashkia dhe donatore te ndryshem. Nje ndeshje qe do te vendose shume gjera per fatin e skuadres kryesuese.