Pas deklarates se Sportklub Vllaznia, pasditen e sotme ka patur edhe nje reagim te Bashkise Shkoder ne lidhje me deklaratat e bera nga trajneri i volejbollit Artan Kalaja. Nje reagim i publikuar nga “Star Plus TV” ne te cilin thuhet:

“Në fillim te çdo sezoni sportiv, me propozim te Sport Klub Vllaznia lidhen kontratat e trajnerëve për çdo disiplinë sportive.

Të gjithë trajnerët e Sport klub Vllaznia kanë kontrata pune sipas kodit të punës së Republikës së Shqipërisë.

Drejtoria e Kulturës, Arsimit Rinisë dhe Sportit, pasi u vu në dijeni për deklaratën e Z. Artan Kalaja, bën me dije se asgjë e vërtetë nuk qëndron në deklaratën e tij.

Z. Artan Kalaja nuk ka ndonjë kontratë pune me Sport Klub Vllaznia, as ndonjë pozicion si trajner, që nga korriku 2016.

Përkundrazi, Z. Artan Kalaja, me propozimin e drejtorisë të Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit dhe miratimin e Keshillit Bashkiak, është anëtar i Këshillit Artistik, Kulturor, Sportiv i Bashkisë Shkodër, ku analizohen projekte të rëndesishme sportive të bashkisë.

Për këdo që është i interesuar Drejtoria e Kulturës, Arsimit Rinisë dhe Sportit, mund të paraqesë dokumentacionin vërtetues për sa më lart”.