Pasditen e sotme Komisioni i Disiplinës ka dalë me vendimet përkatëse në lidhje me shkeljet disiplinore të ndodhura në ndeshjet e fundjavë.

Ky Komision ka marrë në shqyrtim edhe ngjarjet në ndeshjen Korabi- Vllaznia B, ku ndër të tjera përveç pezullimit trejavor të futbollistit shkodran Ergi Borshi, ka patur edhe një paralajmërim për trajnerin Ervis Kraja.

Sipas këtyre vendimeve, nëse ky trajner do t’i përsërisë këto shkelje, ai do të jetë subjekt i sanksioneve disiplinore.

Por pikërisht nga kjo, ka reaguar trajner i “Vllaznisë B” i cili përmes postimit të një statusi në faqen e tij në facebook shkruan:

“E pakuptimtë, paralajmëri UNE kur të gjithë lojën rri në pankinë, ku në fund nuk futem në fushë, rri tek pjesa e kufizuar e pankinës, vjen një ordiner e më ofendon?!

Turp! Mendova ndryshe, mendova se të paktën pamjet filmike do shërbenin. Shpresoj te privatizimi, të kemi dhe ne një person të hyjnë në fushe të fitojmë trepikëshat”.
© shkodrasport.com