Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEReagon presidenti i Basanias Ermir Shimaj: Nëse fusha nuk realizohet deri në...

Reagon presidenti i Basanias Ermir Shimaj: Nëse fusha nuk realizohet deri në verë, unë tërhiqem nga investimi në futboll

Tek Basania janë në pritje të investimit në terrenin sportiv, një proces që në fakt po zgjat pak si shumë dhe duket se tashmë duron po soset. Në veçanti tek numri 1 i klubit, presidenti Ermir Shimaj i cili përmes një komunikimi me publikun dhe jo vetëm, ka bërë të ditur se “nëse deri në verë investimi në fushën sportive të Basanias nuk kryhet, atëherë do të tërhiqem nga mbështetja/ investimi në futboll”. Ja postimi i plotë i tij:

“Komunikim me publikun e jo vetëm.

– Lidhur me ndeshjen më të fundit të luajtur në fushën tonë në të cilen rezultati por edhe loja ishte zhgënjyese. Sigurisht na vjen keq për zhgënjimin që përjetojnë dhjetra e qindra sportdashës që na ndjekin fizikisht në ndeshje e për mijëra të tjerë që na ndjekin në transmetimet Live në Basania Channel në YouTube dhe në rrjetet tona sociale, zhgënjim i cili na dhemb shumë edhe neve,

Në analizën e bërë, të kësaj ndeshje por jo vetëm, në vijimësi ndeshje pas ndeshje dhe ecurisë së sezonit në përgjithësi. Analiza ngec në një pikë ku diskutimi mbyllet pa marrë drejtim për zgjidhje, e kjo pikë ngecjeje është TERRENI SPORTIV.

Jemi që prej fillimit të Nëntorit e deri tani që për shkak të dimrit me shumë reshje, po t’i mbledhim të gjitha së bashku bëhen rreth 20-25 ditë stërvitje në fushë, për të gjithë pjesën tjetër stërvitja është zhvilluar në kalçeto. Rrjedhimisht, skuadra çalon në aspektin fizik e taktik, sepse është e kuptueshme se sa e çfarë mund të punohet fizikisht e taktikisht në kalçeto.

PRANDAJ SITUATA KËRKON ZGJIDHJE PËRFUNDIMTARE.

Jo më kot, prej më shumë se një viti jam angazhuar personalisht, duke përfshirë edhe Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër dhe kemi kërkuar në FSHF mbështetje për investim në Fushen Sportive të Basanias në Bushat.

Siç ju kemi mbajtur të informuar, Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur e gatshme për të mbuluar investimin në terrenin sportiv 50 % me 50 % me Pushtetin Lokal.

I vetëm, investoj prej 6 vitesh si akademi dhe 4 vitesh në futbollin e të rriturve, duke nxitur masivizimin e perfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në Sport dhe konkretisht në Futboll…

Në filozofinë e Basanias ka qënë dhe mbetet Fair Play dhe loja e bukur me top poshtë e futbollit, prandaj jemi investuar në djem që e duan dhe e lozin futbollin e bukur e nuk jemi investuar asnjëherë në modelin “Top t’gjatë e bjeri ti biem, dalë ça t’dalë”, mirëpo kjo filozofi bie ndesh totalisht me terrenin ku zhvillojmë stërvitjet dhe ndeshjet…

Thënë këtë, e gjithë puna e bërë dhe i gjithë investimi ZEROHET nga terreni sportiv e kjo situatë është bërë e pa’përballueshme.

E kam cekur edhe më herët, por ky është momenti për të mbajtur qëndrim publik dhe të prerë…

NËSE INVESTIMI NË FUSHEN SPORTIVE TË BASANIAS NUK REALIZOHET DERI NË VERË PARA NISJES SË SEZONIT 2026/2027, SIGURISHT QË DO TË TËRHIQEM NGA MBËSHTETJA/INVESTIMI NË FUTBOLL.

6 vite jetë, investim ekonomik e mund dedikuar komunitetit të Bushatit dhe sportit të futbollit nuk janë pak, prandaj mendoj se tashmë duhet pyetur vetja, Bushati a është vetëm i imi ??!!

Shpresoj shumë që investimi te fusha të kryhet, përndryshe nuk vazhdohet më pas mbylljes së këtij sezoni

Dashamirës dhe falenderues ndaj të gjithë sportdashësve…

Ju përshëndes!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments