Mbremjen e sotme presidenti Alban Xhaferi permes nje statusi te percjelle ne rrjetet sociale, ka shpjeguar ne njefare menyre edhe arsyet e largimit te trajnerit Thomas Brdariç. Ai e ka falenderuar ate per gjithçka ka dhene per ngjyrat kuqeblu.

“Të dashur miq, sportdashes, dashamires te Klubit Futbollit Vllaznia. Duke vleresuar situaten aktuale jo te mire te rezultatave qe po kalon ekipi jone i zemres, kemi marre vendim për nderprerjen e marredhenieve me trajnerin e shquar Thomas Brdariç. 4

Me ane te ketij statusi dua te falenderoj personalisht dhe ne emer te klubit z. Brdaric për gjithçka që kontriboi për ekipin tone të zemrës për me shume se 1 sezon e gjysmë, dhe ti uroj shume suksese ne karrieren e tij ne vijimsi.

Vitin e kaluar jemi te gjithë deshmitare te nje viti te jashtzakonshem te rikthimit te Vllaznise ne rrugen e suksesit, ku kulmoi me fitimin e kupes se Shqiperise, dhe padiskutim pjese shume e rendesishme e rikthimit te ketyre emocioneve ishte trajneri Brdaric.

I mire kuptoj reagimet sensitive të gjithsecilit dhe sigurisht debatet pozitive apo negative për kete vendim, por dua t’ju siguroj se cdo ndryshim qe behet, eshte vetem për një qëllim për te përmirësuar situaten dhe arritur objektivat tona sa më të larta.

Gjithashtu dua ti uroj suksese ne drejtimin e ekipit tone dyshes Shkodrane Elvis Plori – Auron Miloti
Me ndihmë e Zotit do tia dalim”- ka shkruar presidenti Xhaferi ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/