Arbitrimi ne futbollin shqiptar shpeshhere eshte kthyer ne nje gangrene te madhe. Mungesa e arbitrave cilesore konsiderohet shpeshhere nje problem i ardhur nga mungesa e arbitrave. Per kete arsye dy vitet e fundit, FSHF ka perkrahur idene e ish- arbitrit te njohur Sokol Jareci per te ngritur Akademine e Arbitrimit.

Ky projekt ka dy vite qe ka nisur por duket se gjithçka eshte nje “show”. E thote kete nje shkodran, arbiter prej 15 vitesh ne Shqiperi e se fundi prej 2 vitesh edhe ne France. E thote Said Ahmeti, njeriu qe krijoi para 6 vitesh “Akademine e Arbitrave Shkoder”, nje shoqate sportive e themeluar ne vitin 2013 dhe e njohur edhe ne Gjykaten e Tiranes.

Sipas tij, veprimet e Jarecit jane te gjitha mashtrime sepse arbitrimi nuk ka fituar asgje me krijimin prej tij te Akademise e kete ai e jep me fakte. Se fundi, Ahmeti ka publikuar nje status ne faqen e Akademise se Arbitrave Shkoder, ku mban postin e kryetarit qe nga momenti i themelimit dhe fjalet e tij jane shume te ashpera.

“E bej kete reagim sepse Jareci e ka kthyer ne sulm personal ndaj te gjithe ne qe nuk e kemi votuar para tre vitesh dhe per kete hakmarrje personale, po fundon arbitrimin ne Shqiperi. Na sulmon edhe si Akademi e pare arbitrimi ne Shqiperi dhe gjoja krijoi Akademine ne Tirane. Ky asht nje mashtrim profesional dhe per mos t’i hap rruge Akademise Arbitrave Shkoder Une kam 3 vite qe jetoj e arbitroj ne France dhe kam investu shume per Akademine ne Shkoder, per te ndihmuar te rinjte, vajza e djem, pa asnje interes material”- thote Ahmeti per “Shkodra Sport”.

Nderkohe ne statusin e tij Ahmeti eshte edhe me i ashper kur shkruan:

TURP TURP TURP…!
Po si mundet qe gjithe kolegjiumet ne Shqiperi te heshtin para ketij maniaku e perversi si SOKOL JARECI qe po hakmerret ndaj gjithe kolegjiumeve qe nuk e votuan ne zgjedhjet qe u zhvillun para 3-viteve per te drejtuar BAFSH ose ma sakte shoqaten e Arbitrave Shqiptar ne ato zgjedhje une isha prezent dhe jane votuar:

President i madhi 🏆 TAHIR KASTRATI
Anetar —————— PETRIT BRAHJA
Anetar ——————PREK PJETRISHI
Anetar ——————PLATRNT KOTHERJA
Anetar ——————BUJAR PREGJA

dhe si mund ta poshteroje ne kete menyre BAFSH & FSHF nje njeri i vetem si Sokol JARECI, ky pervers qe mashtron diten per diell Armando DUKEN, Tahir KASTRATIN dhe gjith shqipetaret!

Me te drejt dikujt i lind e drejta me kerku pseeeeeeeee e ketij TURP ne kete status. Po mjaftohem me tre fjale: Rregullorja e futbollit ka 17 nene. pra si eshte e mundur qe ky pervers UFO si Sokol JARECI arrin qe per 20 dite te shpjegoje teori, te bajne praktike, te shpjegoje anatomi, atletike?

Nuk po zgjatem ma me kete TURP por do ta mbyll me nje pyetje per profesor Sokol JARECIN: Ne cilen xhungel e ke marre kete rregull qe po zbaton ne Shqiperi qe merr nga rruga nje djal 14 vjeç dhe i jep kategorin 3? Shpresoj te mos takohemi rastesisht ne selin e UEFA & FIFA per te promovu kete super arritjen TENDE!