Ndeshja e pasdites se sotme ne mes Ades dhe Murlanit, e fituar 2-1 nga velipojake me golin e fitores te shenuar ne minuten e 95-te ndaj nje skuadre qe kishte mbetur me 9 futbolliste ne fushen e lojes, ka krijuar jo pak tension ne fushe dhe jashte saj.

Ne perfundim te ndeshjes, trajneri i Murlanit Altin Xhahysa ne nje prononcim per “Shkodra Sport” ia faturoi kete humbje arbitrave te cilet i konsideroi “kamikaze”.

Por nderkohe, per te qene “fair”, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar mbremjen e sotme edhe me trajnerin e Ades, Arber Shytani i cili i hedh poshte pretendimet e kundershtarit.

“Absolutisht qe arbitrimi nuk ka ndikuar ne rezultatin e kesaj ndeshje. Kundershtari ka edhe pamjet filmike te ndeshjes dhe mund te publikojne si rastet e dy golave tone, ashtu edhe rastet e kartonave te kuq per futbollistet e Murlanit.

Nese i referohemi pamjeve filmike, jemi ne qe pretendojme per nje penallti te paster qe nuk u akordua kur rezultati ishte i barabarte.

Ishte nje ndeshje e vuajtur, ku goli i fitores erdhi ne momentet e fundit, por nganjehere fati ndihmon ate qe e kerkon me shume fitoren pasi mund te quhet edhe si ndeshja e rasteve te humbura per ne.

Sidomos pas daljes me te kuqe te kundershtarit ku ne u perpoqem ta shfrytezojme superioritetin numerik dhe u shperblyem me nje fitore mendoj te merituar e cila erdhi ne momentet e fundit.

Falenderoj te gjithe djemt per shpirtin e gares dhe per korrektesine gjate 90 minuteshit. Ata diten te jene profesionista edhe ne ndonje situate te tensionuar duke patur parasysh moshen shume te re qe kane.
Shpresojm qe kjo fitore te na vleje edhe per vazhdimesine duke krijuar nje klimë besimi brenda skuadres per te arritur sa me lart ne renditje”./SHKODRA-SPORT.COM/