Diten e sotme ka qarkulluar lajmi se Apolonia ka hedhur syte drejt Vllaznise duke tentuar t’i marre asaj tre futbolliste te rinj te talentuar. Njeri prej tyre eshte edhe mesfushori Uheid Hoxha.
Por ky i fundit, i kontaktuar nga “Shkodra Sport” mbremjen e sotme ka mohuar gjithçka duke thene se jo vetem nuk ka patur asnje kontakt, por nuk e ka as si ide.
“Une nuk e di nga dalin keto lajme sepse me mua dhe menaxherin tim nuk ka kontaktuar asnje person nga klubi i Apolonise. Nuk e kuptoj se çfare lidhjet kam une me kete skuader. Nuk ka asgje te vertete ne kete mes. Nese do te kisha dashur te ikja te Apolonia, do ta kisha bere sezonin e kaluar kur ishte ne Superlige dhe jo tani qe eshte ne kategorine e pare”.
I pyetur nderkohe nese do ta pranonte nje oferte te tille nese do i vinte ne ditet ne vazhdim, mesfushori 20 vjeçar e mohon ne menyre kategorike.
Nderkohe, Hoxha ka folur edhe per ofertat dhe sezonin e ri teksa per “Shkodra Sport” ka shtuar: “Menaxheri ka patur kontakte me disa skuadra, por une kam kembengulur per te qendruar te Vllaznia. Besoj se ne sezonin e ri do te kete me shume hapesira per mua dhe me ndihmen edhe te Zotit, ky do te jete sezoni im”.
Fabiola CAKA