Opinion nga Tonin FRROKU

Vetëm pak kohë para se të fillonte ky sezon në këtë gazetë pata thanë se kjo Vllazni nuk është ndërtuar për titull. Për shumë arsye. Mbi të gjitha për politikat sportive të kësaj skuadre. Të cilat për fatin e keq janë të njëjta në këto 12 vitet e fundit. Unë gjithnjë kam pranuar se kësaj Vllaznie nuk i kanë munguar financat. Ashtu siç kam pranuar se kjo skuadër nuk është se vuan për lojtarët. Por,sigurisht qe kam thane se kjo Vllazni ne keto 12 vite ka vetem nje kupe republike edhe per fajin e menaxhimit te kesaj skuadre.

Une,dhe jo vetem une besoj bej pjese ne ate kategori personash qe e shikoj Vllaznine te bere vetem me lojtare shkodrane.Vetem per ate se jane shume cilesore.Sigurisht qe jam nga ata qe pranon ne kete skuader lojtare te tjere.Me kusht qe te bejne diferencen jo me pak se 20 per qind me lojtaret te cilet do te jene pjese e kesaj skuadre.Ndryshe,nuk kemi bere gje tjeter perveç asa qe kena ba ne keto 12 vite.Me nje Kupe te fituar.Mirepo,une sigurisht qe pranoj dhe ate tjetren.Se,Vllaznia qe kur ka le,ka le vetem me fitu tituj e kupa.Por,sigurisht qe nuk jam me ate qe flitet edhe neper koridoret e klubit se titulli nuk fitohet vetem me lojtare shkodrane.Sepse,ne kushte kur Vllaznia per U-17 e U-19 eshte me e pakta ne keto 12 vite ne mos gjithnje kampion nga ekipet me te mira sigurisht qe po.Çka tregon se ne kete klub punohet.Cilesisht duhet me thane.Cilesi te cilen ne menyre kategorike krejt keshtu nuk e kane klubet e tjera.Ndaj,dhe hyjne ne merkato deri ne ate pike sa ne perqindje te madhe ndertojne nje skuader te tere.Edhe mund te kete fituar tituj me keta lojtare.Me lojtare te skuadrave te tjera.Mirepo,Vllaznia duke e pasur brumin sigurisht qe buken e ban te shijshme me kete brum.Brume shkodre me pelqen me thane.Brume te cilin ne keto 12 vite per fatin e keq e kane pasur skuadra te tjera.Dhe jo pak por “brum”,Salihi e Sukaj,Vajushi e Bala,pa thane me shume.Pa thane se pa gje te keq kete brum e nxerrim ne shitje pa “ardhur” mire.Dikush ne veren e ketij viti ne nje kafe te njohur ne qender te qytetit me tha se klubi nuk ka pasur finance per t’i mbajtur ne klub.Gje te cilen edhe sot e kam krejt te pamundur per ta besuar.Thjesht,per ate se asnje nga gjithe lojtaret e larguar ne asnje rast nuk ka gjuajtur me “shkelma” ne klubin ku dhe jane ba futbolliste.Por,sigurisht qe kane reaguar kur kane pa lojtare te ardhur nga skuadra te tjera qe kane marre shume here me teper se ata.Edhe duke mos ken as sa gjysma e tyre per nga cilesia.Dhe me pas kane ikur.Jam i bindur se ikja e tyre ka qene me dhimbje.Sepse,para se te duan çdo skuader tjeter,ata,te gjithe duan Vllaznine e tyre.Se,eshte krejt ndryshe te jesh lojtar i kesaj skuadre.Sepse,akoma me tej,asht krejt ndryshe te jesh lojtar i skuadres se atij qyteti mrekulli.Keto gjana,me teper se ju qe jetoni aty,e ndjejme na qe kemi vite te larguar ne qytete te tjera.Sepse,Vllaznia eshte frymzim.Se Shkodra eshte jete.Eshte qytet qe nuk i ngopesh per asnje çast.Ndaj,dhe me vjen vertet keq kur shikoj se Vllaznia nuk ka me ken deri ne fund te ndeshjeve te Kupes.Por,akoma me keq me vjen kur Vllaznine e shikoj nga dita ne dite me larg titullit. Por,shume me teper me vjen keq kur shikoj lojtare shkodrane qe luajne me skuadra te tjera dhe jo me Vllaznine kuqeblu.Sigurisht,qe po kaq keq me vjen kur shikoj trajner shkodrane te ulur ne pankinat e skuadrave te tjera dhe jo ate te Vllaznise.Te gjithe dhe kur u larguan nuk thane se nuk kena me u thy ma tek ky ekip.Por,vetem kerkuan diçka me shume respekt.Asgja tjeter.Se,edhe ka pasur nga ata qe dhe i kane fyer kur shkuan tek ekipet e tjera.Te gjitha keto nuk jam tuj i thane aspak per ate se jam dhe une shkodran,por vetem per ate se jam nga ata qe kam besuar dhe besoj se Vllaznia bahet vetem me shkodrane.Te tjereve mund t’u bej hallall gjithçka,por se Vllaznia bahet me te tjere kete ne menyre kategorie kurrsesi jo.Te pakten keto 12 vite me nje kupe te fituar me japin te drejte.Dhe bashke me mua dhe te tjereve qe mendojne fiks si une.Se Vllaznia eshte me shume se histori e kesaj loje.Se,ky ekip ka dale nga nje qytet si Shkodra.Zonje.Kryeqender.Histori.Vlere.Fryme.Jete.Gjithçka. O sa mire me ken shkodran.