Vllaznia e basketbollit te meshkujve do te luaje kete fundjave ndeshjen e rradhes per kampionat teksa do te prese ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Beselidhjes.

Per fat te keq, do te jene ndeshje krejt formale sepse tashme verdikti per te eshte dhene: Vllaznia e ka siguruar edhe matematikisht renien nga Superliga, gje qe ndodh per here te pare ne historine e pjesmarrjeve te ketij ekipi ne Superligen shqiptare.

Nje gje e tille ka shqetesuar gjithe opinionin sportiv shkodran dhe normalisht qe edhe veteranet e ketij sporti. Gazeta “Shkodra Sport” ka intervistuar para dy ditesh legjenden e ketij sporti, Renato Radojen qe shprehte keqardhjen per kete deshtim, duke dhene edhe argumentat e tij per daljen nga kjo situate.

Por ajo qe ra ne sy ne komentet e atij shkrimi, ka qene edhe reagimi i nje tjeter legjende, Xhuli Shestanit e cila po ashtu duket e shqetesuar nga nje situate e tille e krijuar per basketbollin shkodran dhe shkruan:

“Mase e vertetë, s’po e ven kush ujin ne zjarr për ketë punë. Turp për Shkodren me tradita të mëdha në këtë lloj sporti. Më vjen shumë keq për këtë situatë”./SHKODRA-SPORT.COM/