I kane mjaftuar 5-6 aktivizim ne minutat shtese te ndeshjes se djeshme ne mes Partizanit dhe Vllaznise, qe sulmuesi anesor Antonio Delaj te tregonte çfare vlerash posedon dhe njekohesisht t’i vere disi ne pozite edhe pjestaret e stafit teknik te ekipit shkodran per t’i akorduar edhe me shume minuta ne te ardhmen.

19 vjeçari i ardhur nga ekipi i te rinjve te Vllaznise ku ka shkelqyer me performancat e tij, po luan sezonin e tij te pare me te rriturit e Vllaznise por duhet thene se deri tani i eshte dhene shume pak hapesire.

Ka luajtur pak minuta ne vetem nje ndeshje te kampionatit deri me tani, ate te 10 shtatorit ne Rrogozhine ndaj Egnatias ku hyri ne fushe ne minuten e 81-te. E djeshmja ishte hera e dyte qe ai zbriste ne fushe dhe ne fakt i kane mjaftuar ato pak minuta per te treguar sa vlen.

Me 3-4 driblime dhe dalje ne krahe, Delaj me shpejtesine dhe tekniken e larte qe zoteron, i ka vene menjehere ne veshtiresi mbrojtesit e Partizanit duke merituar ne kete menyre edhe duatrokitjet e tifozeve shkodrane te pranishem ne stadiumin “Partizani”.

Delaj po luan rregullisht me ekipin Vllaznia U21 ku ka spikatur me paraqitjet e tij dhe nisur edhe nga kjo, stafi teknik i dha minuta ne ndeshjen e djeshme. Por ato nuk mjaftojne sepse 19 vjeçari ka nevoje per me shume hapesire dhe nese ia japim, me siguri qe nuk ka per te zhgenjyer askend./SHKODRA-SPORT.COM/