Real Madrid po kërkon lojtarë cilësor për t’i vënë nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti.

Synimi më i madh i tyre është sulmuesi italian i skuadrës së Juventusit. Madrilenët vazhdojnë të këmbëngulin për Federico Chiesas, të cilët duan shërbimet e tij në fund të këtij sezoni.

Sipas “ El Nacional”, Real Madrid tashmë ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit italian.

Juventus ka në huazim Chiesan, ku në fund të sezonit do të paguajë edhe tarifën e transferimit. Reali dëshiron të përfitojë duke i kërkuar Juves sulmuesin dhe duke i ofruar shkëmbimin e dy ose më shumë lojtarëve.