Real Madrid ka kohë që po tenton ta transferojë Neymarin, mirëpo pa bërë ende një hap konkret.Skuadra spanjolle vazhdon ta shikoj nga afër situatën e tij te PSG-ja, ndërsa duhet të pres deri në verën e ardhshme që t’i marr shërbimet e brazilianit.

Real Madridi e di se duhet paguar mbi 200 milionë euro për ta transferuar Neymarin, pasi PSG kishte paguar 222 milionë për ta marr atë nga Barcelona.

Por, madrilenët po rivalizohen nga Barcelona, që po ashtu i do shërbimet e tij. Per kete lojtar ka kohe qe flitet por deri me tash, me shume ka zhurme sesa ndonje veprim konkret.

Neymar konsiderohet nje nga lojtaret me te mire ne bote por ne momente te caktuara nuk ka arritur te shprehe ashtu si duhet vlerat e tij dhe jo me kot, klubet qe e duan po hezitojne te paguajne shuma kaq te medha per ta marre ate.