Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERealizoi tripletë me Barcelonën, dy skuadrat europiane ndjekin me interes shërbimet e...

Realizoi tripletë me Barcelonën, dy skuadrat europiane ndjekin me interes shërbimet e Rei Manajt

Pas tripletës së tij me Barcelonën e madhe ndaj skuadrës së Gimnastik, Rei Manaj është vendosur në qendër të vëmendjes nga mediat spanjolle pas paraqitjes së tij fenomenale me një tri-golësh spektakolar.

Sipas asaj që raporton iberikja, “El Mundo Deportivo”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është vendosur në shënjestrën e skuadrës spanjolle Kadiz dhe asaj portugezes Famalikaos.

Paraqitjet e fundit të sulmuesit lushnjar kanë bërë që skuadrat të vihen menjëherë në lëvizje për të.

Manaj aktivizohet tek skuadra e dytë e Barcelonës, por menjëherë sapo iu dha mundësia tek skuadra e madhe e katalanasve ai u tregua i zoti duke realizuar një tripletë, diçka historike për një lojtar shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments