Pogradeci i Samuel Nikajt ka arritur te marre pasditen e sotme nje tjeter fitore ne kampionat dhe si rrjedhoje pas javes se dyte te tij, kryeson renditjen me pike te plota- 6.

E sotmja eshte arritur ndaj nje kundershtari te veshtire si Shkumbini i cili sivjet ka bere shume investime per te ndertuar nje skuader pretendente. Per me teper, qe ndeshja eshte luajtur ne stadiumin e Peqinit dhe si rrjedhoje fitorja merr edhe me shume vlere.

Ne fakt nuk ka qene e lehte per t’u arritur dhe goli i vetem i ndeshjes eshte shenuar ne minuten e 87-te. Pas shume perpjekjesh, ka qene futbollisti Xhoni Ivani qe ka arritur te mposhte portierin peqinas dhe e ka derguar topin ne rrjete.

Nje gol ky qe ka entuziasmuar se tepermi futbollistet e te gjithe skuadres pogradecare dhe per me teper trajnerin Samuel Nikaj qe beson shume tek ky ekip. Perfundimisht 1-0 per skuadren e Pogradecit.

Ajo ka 6 pike por ndonese sot ka fituar ndaj nje rivali si Shkumbini, do t’i duhet qe ne javet e ardhshme te munde te tjere rivale si Butrinti, Luftetari etj./SHKODRA-SPORT.COM/