Vllaznia e femrave e nis edhe kampionatin e ri si pretendente. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e paster 3-0 Partizanit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Arena e Demave” te kryeqytetit.

Protagonistja kryesore e ekipit shkodran ashtu si shume here te tjera edhe kete here ka qene sulmuesja Megi Doçi. Ne minuten e 9-te ajo ka gjuajtur fort brenda zones dhe tokazi duke e derguar topin ne rrjete dhe duke i dhene avantazhin Vllaznise.

Po kjo lojtare, ne minuten e 27-te ka dyfishuar shifrat pas ekzekutimit te nje goditje denimi. Topi i gjuajtur prej saj ka goditur traversen dhe ka perfunduar ne rrjete. Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-0.

Partizani u mundua te rivalizonte edhe per faktin se sivjet ka nje skuader me te kompletuar ngaqe ka marre edhe lojtare te huaja megjithate ndaj Vllaznise e ka patur shume te veshtire. Ne pjesen e dyte rastet e vajzave kuqeblu jane shtuar dhe nderkohe ka patur edhe nje goditje shtylle nga Borci.

Megjithate ne minuten e 73-te Gresa Berisha shfrytezon nje top te mbetur ne zonen e te kuqeve dhe e dergon ne rrjete. Perpjekjet e Vllaznise per te shenuar edhe gola te tjere nuk jane ndalur deri ne vershellimen e fundit te arbitres Pjetrushaj, megjithate nuk ka patur gol tjeter. Gjithçka u mbyll ne shifrat 3-0 per Vllaznine.

PARTIZANI- VLLAZNIA 0-3

Shenuese: Megi Doçi ‘9, ’27, Berisha ’73

VLLAZNIA: Corder, Ramadani, Gjergji, Maliqi, Curraj, Berisha, Barbosa, Franja, Gjini, Doçi, Bashka. Trajner: Nikolin Leka. U aktivizuan edhe Vuksani, Shala, Comparini, Borci e Coka.