Tirana ka dalë kampione në Superiore duke fituar me Partizanin në derbi. Por i ftuar në Supersport, Redi Jupi ishte i bindur se bardheblutë do të dështojnë në Europë dhe se grupi i tyre i lojtarëve nuk bind aspak.

“Tirana e këtij sezoni është mbase Tirana më e dobët që ka dalë kampione nga Tirana që mbaj mend unë, ta jap me vulë dhe me firmë.

Do i shikoni rezultatet e Tiranës dhe skuadrave tona të tjera në Europë. Këtu do jemi dhe do flasim…

Tirana më pëlqente më shumë përpara 6-7 javësh, ka një rënie të thellë. Nuk ka qenë një kampionat shumë cilësor. Skuadrat do kenë probleme në ndeshjet europiane, flas duke parë atë që kanë treguar në ndeshjet e fundit”, tha Jupi. /Sport Ekspres/