Basketbollistët e Vllaznisë vazhdojnë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kampionatit për fazën e dytë, ndërkohë që janë në pritje të ndeshjeve të fazës finale Play Off. Redi Rakaj, njëri prej basketbollistëve të rinj shkodranë që po luan në formacionin kuqeblu, ne nje interviste per RTSH Shkodra ka folur për gjendjen e skuadrës dhe objektivat në vazhdim.

“Kemi patur nje ecuri shume te mire ne ndeshjet e fundit, ekipi mund ta them me plot gojen se po gezon formen me te mire qe ka patur gjate gjithe sezonit dhe ketu besoj se ka te beje shume edhe dora e trajnerit te ri- Bekteshit.

Ai e ka ditur pak a shume se ky kane qene problematikat e ekipit dhe i ka rregulluar ato. Gjeja kryesore qe po mbizoteron tani, eshte fryma e mire e ekipit. Secili lojtar, si ai i peseshes se pare, ashtu edhe ai qe hyn nga stoli, jep me te miren e tij dhe kjo eshte shume pozitive”- eshte shprehur

Në vazhdim, Rakaj flet edhe për ndeshjen e radhës me Partizanin që do të luhet të premten në transfertë, të cilin ai e konsideron shumë të rëndësishme.

“Do ta konsideroja ndeshjen me te rendesishme te fazes se dyte te kampionatit. Kjo sepse na duhet fitorja per te mbajtur vendin e trete te renditjes, ne menyre qe te ndeshemi me Tiranen ne gjysmefinalen e play off-it”.

Krahas ndeshjes të së premtes me Partizanin në transfertë, përpara se të shkojnë në ndeshjet e Play Off-it, Vllaznia ka për të luajtur edhe një ndeshje tjetër të prapambetur me ekipin durrsak, Teuta.