Një nga emrat më të njohur të basketbollit shkodran të viteve ’70- ’80, pikërisht Refik Vorfa sot ka një përvjetor të veçantë. Mbush 60 vjeç. Një ditë e veçantë kjo për këtë kollos të basketbollit i cili ka dhënë një kontribut të madh për Vllazninë duke treguar vlerat e një lojtari shumë të talentuar.Por përveçse sportist, Vorfa ka një kontribut të madh edhe si trajner për vite me rradhë duke drejtuar ekipet e moshave të Vllaznisë por më së shumti ka një sukses jo të vogël me ekipin privat “Shkodra Basket”. Familja Vorfa ka pjestar të saj edhe Realin, dalin e Refikut, pikëshënuesin më të mirë të kampionatit shqiptar vite më parë kur ai luante dhe shpallej kampion me Valbonën. Me siguri që familja Vorfa sonte do ta festojë këtë 60 vjetor të Refikut dhe gazeta onlina shkodrasport.com gjen rastin ta uroj në emër të gjithë lexuesve dhe miqve të saj: “Edhe 100 të tjera Mjeshtri Vorfa”!

www.shkodrasport.com