Kur bie fjala për pozicionin jashtë loje, emri i parë që të vjen ndërmend është Filipo Inzagi. Ish-sulmuesi legjendar i Milanit ishte i famshëm për golat e shumtë, festimet unikale dhe pozicionet e panumërta jashtë loje.

Superpipo ishte makthi i arbitrave anësorë, ndërsa ngelet epike shprehja e Sër Aleks Ferguson, ish-trajnerit të Mançester Junajtid, i cili shprehej për sulmuesin italian: “Ai djalë do të ketë lindur në pozicion jashtë lojë”.

Kalojmë në Angli, konkretisht tek ekipi i Çelsit. “TalkSport” ka publikuar disa statistika të lojtarëve të kapur në pozicion jashtë loje dhe në krye është Alvaro Morata. Ai është aktivizuar për 754 minuta këtë sezon me ekipin e Sarrit, ose diçka më shumë se 8 ndeshje.