Renato Malota është kundër uljes së pagave. Ashtu si Michael Ngoo që ditë më parë pati deklaruar se nuk do të kishte kuptim që rrogat e futbollistëve në Shqipëri të reduktohen, pasi ato janë shumë larg homologëve në futbollin europian, të njëjtën gjë ka thënë edhe shtatlarti lezhian.

Edhe pse prej muajit janar në klubin e Vllaznisë s’kanë marrë asnjë pagë tjetër, të paktën siç zbuloi Gilman Lika, Malota nuk fal, por do të gjithçka sipas kontratës së nënshkruar.

Pandemia që ka pushtuar botën, por edhe vendin tonë ka prekur ndjeshëm buxhetet e klubeve të cilët janë në kontakte të vazhdueshme me lojtarët për të ulur pagat.

Deri më tani shumë klube europiane kanë arritur dakortësinë me futbollistët e tyre për të reduktuar rrogat për 3 muaj në mënyrë që të dalin nga kjo krizë që ka prekur edhe ekonominë.

Ndërkohë, në vendin tonë, Malota i Vllaznia dhe Ngoo i Tiranës janë totalisht kundër këtij plani./newsport/