Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen me Luftëtarin pas dy të verdhave të dhëna më parë brenda 20 sekondash, do t’i kushtojë rëndë mbrojtësit të Vllaznisë Renato Malota.

Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e tij të sotme ka vendosur ta ndëshkojë shtatëlartin lezhjan me 4 ndeshje pezullim, pra po aq sa kanë mbetur deri në fund të kampionatit dhe për rrjedhojë, Malotës i duhet “të marrë pushimet” para kohe.

Përveç tij, në të njëjëtn mënyrë e ka pësuar dhe braziliani i Flamurtarit Olivera. Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës pas bledhjes së sotme…

1.KF Luftëtari, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

2.Lojtari i KF Vllaznia, Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3.Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.