Reagimi i ashper ndaj arbitrit ne ndeshjen e fundit ndaj Gramshit dhe goditjet ndaj tij, i kane kushtuar rende futbollistet te Ades Valter Perndrecaj.

Komisioni i Disiplines ne mbledhjen e tij te sotme, ka vendosur qe ky lojtar te perjashtohet pergjithmone nga futbolli i luajtur pikerisht per shkak te kesaj sjellje shume te gabuar.

Po ashtu, Disiplina ka vendosur edhe zbritjen e tre pikeve ne renditje per ekipin e Ades pasi ky lojtar ndonese ka qene ne fushe, nuk ka patur te drejte te luaje ngaqe ka qene i pezulluar. Ja vendimet e meposhtme:

KF Ada, për shkak të aktivizimit të një lojtari i cili ishte i pezulluar, në bazë të Nenit 53 të KDS i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 38, 39, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.