Kategoria Superiore është futur në një fazë tepër interesante, teksa janë luajtur plot 22 javë. Ditën e sotme ishin Bylisi, Teuta dhe Partizani që festuan, duke arritur të siguronin 3 pikë të arta, respektivisht përballë Laçit, Kukësit dhe Erzenit.

Me fitoren e siguruar në ndeshjen e paradites, Bylisi i trajnerit Shensoi, ka parakaluar Kukësin në renditje, duke u pozicionuar në vendin e tetë. Një vend në renditje është ngjitur edhe Teuta e Edi Martinit, që tashmë e shikon veten në vendin e shtatë.

Moment mjaft të mirë duket se po kalon edhe Partizani, që ndaj Erzenit, edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 5-të, fitoi bindshëm 3-0, duke barazuar me pikë kryesuesit e Tiranës, që kanë një ndeshje më pak. Me këto ritme, të kuqtë janë shndërruar në pretendentë për të fituar kampionatin.

NDESHJET E SOTME:

Laçi-Bylis 0-1

Teuta-Kukësi 1-0

Partizani-Erzeni 3-0

NDESHJET E NESËRME:

Egnatia-Vllaznia ora 13:00

Kastrioti-Tirana ora 13:00