Dy ditë më parë është mbyllur një dekadë dhe tashmë ka nisur një tjetër. Në këtë periudhë padyshim që është koha për të bërë bilance e statistika dhe kështu ndodh zakonisht edhe në futboll.

Sot do të ndalemi pikërisht tek golashënuesit më të mirë të Vllaznisë në këtë periudhë 10 vjeçare, pra nga data 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2019.

Dhe në fakt, surpriza e statistikave ka të bëjë me atë që golashënuesi më i mirë i këtij 10 vjeçari për kuqeblutë nuk është një sulmues i mirëfilltë, por një mesfushor me tipare sulmuese, pikërisht Ndriçim Shtubina.

Ai ka shënuar plot 37 gola ndonëse nuk ka luajtur rregullisht gjatë kësaj dekade për kuqeblutë. Në vend të dytë është Xhevahir Sukaj me 23 gola që në fakt ka luajtur tre sezone në këtë dekadë për Vllazninë.

I treti është Arsen Hajdari me 20 gola, për të vijuar me futbollistin aktual të Partizanit Erald Çinari që ka shënuar 16 gola për kuqeblutë. Në vend të pestë dhe të gjashtë në këtë listë janë sulmuesi kroat Tomislav Bushiç dhe Olsi Gocaj, secili me nga 13 gola.

Pas tij është braziliani i sezonit të kaluar Junior dhe kapiteni aktual i Vllaznisë Gilman Lika, secili me nga 12 gola. Për ta mbyllur këtë renditje të 10 më të mirëve, duhen edhe emrat e të mirënjohurit Vioresin Sinani i cili ka luajtur vetëm një sezon të plotë në këtë dekadë për Vllazninë dhe lista mbyllet me 11 golat e Dritan Smajlajt.

Shumë pranë tyre, secili me nga 10 gola të shënuar janë edhe uruguajani Sebastian Soza si dhe Alsid Tafili e Arlind Kalaja. Me poshte keni renditjen e 10 me te mireve te kesaj dekade: