Dueli mes Tiranës dhe Erzenit mbylli siparin e javës së 27-të të Superiores. Pas kësaj jave vijon rivaliteti në krye mes Partizanit dhe Tiranës, që ndajnë vendin e parë me kuotë të barabartë pikësh.

Në pozita tepër komode edhe Egnatia, që pas fitores 0-3 ndaj Kukësit, duket se ka “blindur” vendin e tretë, duke i lënë “targën” Vllaznisë dhe Erzenit.

Skuadra shkodrane ka patur nje ecuri shume te dobet ne gjashte ndeshjet e fundit duke mos fituar asnjeren prej tyre dhe si rrjedhoje sot e sheh veten plot 9 pike larg kreut te renditjes.

Nuk dorëzohet as Kastrioti, që ditën e sotme, mposhti Laçin me rezultatin 2-1, duke rindezur shpresat për mbijetesë.

REZULTATET:

KUKËSI-EGNATIA 0-3

VLLAZNIA-BYLIS 0-0

TEUTA-PARTIZANI 0-2

KASTRIOTI-LAÇI 2-1

TIRANA-ERZENI 3-1