Kampionati i kategorisë së parë tashmë ka hyrë në rrugëtimin e tij të zakkonshëm dhe pjesmarrës i tij sivjet është edhe Veleçiku.

Koplikasit kanë humbur ndeshjen e parë ndaj Dinamos 0-1 ndërsa kanë fituar të dytën ndaj Vorës 2-1. Duke qenë debutues, ata ndoshta nuk kanë edhe shumë dijeni mbi gjendjen e ekipeve kundërshtare dhe nivelin e tyre.

Pikërisht për këtë arsye, dy drejtuesit e lartë të Veleçikut, drejtori teknik Nuri Rexha dhe trajneri Besnik Duli kanë zgjedhur një mënyrë origjinale për t’i vëzhguar kundërshtarët e ardhshëm.

Për të dytën herë rresht, ata kanë qenë të pranishëm në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur Vllazninë por edhe Korabin e Dinamon.

Kuptohet që janë ndihmuar nga fakti se këto dy ndeshje nuk janë luajtur njëkohësisht me ato të Veleçikut.

Ndërkohë nesër, kjo skuadër do të luajë takimin e rradhës në Lezhë ndaj Besëlidhjes ku do të synojë marrjen e pikëve.
© shkodrasport.com