Partizani ka triumfuar mbrëmjen e të premtes në “Selman Stërmasi”, ndaj Flamurtarit, me rezultatin 2-0.

Të kuqtë tashmë duken se kanë kapur ritmin e kampionit, pasi falë 3 pikëve të siguruara ndaj vlonjatëve, marrin kryesimin e klasifikimit, me pikë të barabarta me Skënderbeun, 10 në pesë ndeshje, por me korçarët që kanë luajtur një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër, skuadra e Flamurtarit rëndon pozitat e saj, duke mbetur në kuotën e 7 pikëve, në vend të katërt, e rrezikuar nga shumë ndjekës, me të cilët i ndan vetëm 1 pikë.

Ishte Mensah, ai që i dha kryesimin Partizanit në minutën e 21’. Një gol fantastik, pas një askioni nga e djathta, i shpejtë dhe shpërthyes, pasi i shpëton mbulimit të mbrojtjes, gjuan në djagonale për të kaluar portierin dhe dërguar topin në rrjetë.

Kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, Telushi ndëshkon ish-ekipin e tij më një gol spektakolar nga goditja e dënimit, për të sigluar rezultatin final në shifrat 2-0 në favor të Partizanit.

Gol që ka emocionuar pa fund lojtarin vlonjat, i cili nuk ka festuar, por ka lotuar.

Partizani-Flamurtari 2-0

Shënues: Mensah 21’, Telushi 90’

Partizani: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Mensah, Bardhi.

Trajner: Skënder Gega

Flamurtari: Koliçi, Pollozhani, Sirghi, Siljanovski, Kotobelli, Deliaj, Beqaj, Batha, Torassa, Danilo Alvesh, Bushiç.