HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERikthehet sot SUPERLIGA/ Vllaznia detyrim fitoren në shtëpi, Kukësi luan me surprizën...

Rikthehet sot SUPERLIGA/ Vllaznia detyrim fitoren në shtëpi, Kukësi luan me surprizën e javëve të fundit

Kategoria Superiore do rikthehet sot me javën e 24. Në 13:00 zhvillohen dy duele, me Vllazninë që pret Bylis dhe Kukësi ndeshet me Apoloninë në “Elbasan Arena”.

Shkodranët e kanë detyrim fitoren, që në tetë ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një fitore. Vendi I parë në diskutim dhe heshtja për shtyp duhet të tregohen në fushë, ndaj një Bylis që është rikthyer te loja e fortë.

Nga ana tjetër, Kukësi do ketë përballë Apoloninë. Fierakët në javët e fundit kanë barazuar me Partizanin dhe Laçin, duke “kërcënuar” verilindorët.

Zona e promocionit dhe ajo e mbijetesës janë më të hapura se kurrë, me duelet e mesditës së sotme që mund të vendosin shumë për kreun e Superligës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments