HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERikthim si protagonist, Mehdi Çoba jep 'shkëndija' pozitive

Rikthim si protagonist, Mehdi Çoba jep ‘shkëndija’ pozitive

Vetëm pak minuta iu deshën Mehdi Çobës për të qenë protagonist në ndeshjen që Vllaznia zhvilloi kundër Skënderbeut. Sulmuesi u fut në minutën e 84-ët në fushën e lojës dhe arriti të asistonte në golin e dytë të shënuar nga Aralica.

Një aksion model mes Jonuzit-Aralicas dhe Çobës që shërbeu në mënyrë perfekte për kroatin, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Vetëm 5 minuta në fushë për të qenë edhe ai një ndër personazhet e kuqebluve në këtë 3 pikësh kundër Skënderbeut.

Shpërthimet e tij në krah dhe shpejtësia janë ato që karakterizojnë 21-vjeçarin. Patjetër që edhe nuhatja e golit nuk mungon për mëngjërashin. Performancat e Çobës ishin realisht pozitive në fillim të sezonit, ku edhe madje shënoi kundër Siroki Brijeg në Conference League. Gol që kualifikonte në fund Vllazninë.

Por me kalimin e javëve duket se sulmuesi humbi vendin e tij si protagonist. Gjithsesi forma e treguar së fundmi tregon se Çoba është gati dhe të japë kontributin e tij. Kjo patjetër që kënaq të gjithë në kampin kuqeblu pasi të gjithë duan që opsionet të jenë sa më të shumta në çdo repart dhe pozicion.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments