Edi Martini zyrtarisht është kthyer tashmë në drejtimin e një skuadre në Superiore. Më saktë ish-fantazisti do jetë tashmë në drejtimin e Teutës, ku Martini rikthehet sërish pas përvojave të viteve të shkuara.

Ku madje ai arriti që të fitonte gjithçka me ‘djemtë e detit’ si trajner. Duke i rikthyer edhe tek tituli kampion që në Durrës mungonte prej më shumë se dy dekadash.

Misioni kësaj rradhe do jetë po aq i vështirë për Martnin e ndoshta edhe më i sikletshëm. Kjo pasi Teuta ndodhet në vendin e fundit të renditjes me 8 pikë pas 12 javëve të para. Duke qenë kështu skuadra më e rrezikuar për momentin për të rënë nga Superliga. Dhe duke parë edhe nivelin e lojës që kanë shfaqur durrsakët në këto javë, nuk ngrohin për diçka pozitive në rikthimin pas pushimeve.

Do jetë detyra e Martinit që të marrë frenat e kësaj skuadre që po vuan e ti kthejë në rrugën e duhur. Por vënia në krye të pankinës durrsake të Martinit mund të ndryshojë shumë çka edhe për futbollistët shkodranë të Teutës.

Kështu Rubin Hebaj që është sulmuesi kryesor i durrsakëve, me siguri nuk do largohet në janar, kur i përfundon edhe kontrata me bregdetarët. Kjo pasi Martini i njeh mirë vlerat e numrit 9-të dhe me siguri do këmbëngulë për qëndrimin e tij.

E njëjta situartë mund të vlejë edhe për Ildi Gruda dhe Uheid Hoxha. Sulmuesi ka marrë disa minuta këtë kampionat, madje edhe duke shënuar, por pa qenë asnjëherë stabël në formacion. Ndërsa për Hoxhen ka munguar totalisht besimi nga ana e stafit të shkuar të Teutës.

Patjetër që edhe Martini nuk do i dhurojë gjë askujt, por një ndikim në të ardhmen e shkodranëve e dhe një kthesë mund të bëjë pikërisht fakti që tashmë do drejtohen nga një trajner i ri. Ku secili lojtarë do përpiqet që ta bindë për aftësitë që ka.
Endri ÇINARI